Forcohet Dollari amerikan ndërsa Paundi dhe Franga vijojnë të humbasin pikë

Kursi i Këmbimit
Këmbimi i monedhave

Paundi britanik ka regjistruar sërish rënie këtë mëngjes pasi në raport me dje është blerë sot me 139 lekë dhe është shitur me 140.5 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane gjithashtu ka pësuar një zbritje të ndjeshme të kuotës këtë të martë pasi në raport me dje është blerë sot me 114.4 lekë dhe është shitur me 115.3 lekë duke humbur sërish pikë.

Monedha europiane është shfaqur relativisht e qëndrueshme këtë mëngjes pasi në raport me një ditë më parë blihet sot me 119.7 lekë dhe shitet me 120.3 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

Reklama e sponzorizuar

Dollari amerikan sakaq është valuta e vetme që ka pasur një rritje të vlerës mëngjesin e kësaj të marte pasi krahasuar me ditën e hënë blihet sot me 111.8 lekë dhe shitet me 112.6 lekë./Scan Tv/