Me hapjen e sezonit turistik, qytetarët në vend kanë mundësi që të bëjnë rezervime për pushime në vende të ndryshme nga agjencione të ndryshme turistike.
Tanimë, në Kosovë ka shumë agjencione të cilat kanë oferta të shumta për qytetarët si për udhëtime ashtu edhe për pushime. Të njëjtat, në bazë të ofertave promovuese, edhe çmimet i kanë mjaftë të larta për xhepin e kosovarëve, përcjell Buletini Ekonomik.
Kështu, Agjencioni Fibula Travel ofron pako të shumta të udhëtimeve për pushime jashtë vendit, e sidomos për udhëtimet nëpër vendet turistike në Turqi, por me çmime jo edhe aq të arsyeshme.
Në një postim në faqen e tyre në facebook, ata kanë prezantuar një ofertë për udhëtim në Turqi, konkretisht në qytetet si Antalya dhe Bodrum, nga vendet e ndryshme si Prishtina, Shkupi, Tirana, Zvicra, Gjermania, Austria, Belgjika dhe shumë vende të tjera të Europës.
Oferta për një qëndrim 7 ditë dhe 6 netë për person, kushton 396 euro në një hotel me 4 yje, në Bodrum të Turqisë.
Në këtë çmim përfshihet fluturimi direkt për Bodrum, transferi: aeroport – hotel – aeroport dhe asistenca e stafit FIBULA me bazë në Bodrum, ndërkohë që taksat e aeroportit qytetarët duhet që t’i paguajnë vetë, e që është një shumë prej 40 eurove.
Mirëpo, varësisht prej hoteleve, ndryshojnë edhe çmimet.
Në një hotel tjetër më luksoz, poashtu në Bodrum qëndrimi për 7 ditë dhe 6 netë, kushton 564 euro, ndërkohë që hoteli poashtu është me 4 yje. Ndonëse me po të njëjtat kushte, pra qëndrim 7 ditë në një tjetër hotel me 4 yje, çmimi është 528 euro për person, ndërkohë që pagesat për taksat në aeroport detyrohen t’i paguajnë vet qytetarët.
Përveç në Bodrum, në të cilën çmimet për pushime për person janë të larta, as për në qytete të tjera nuk ka çmime të arsyeshme.
Për një qëndrim një javor, pra 7 ditë, në Belek, qytetarëve u duhet të paguajnë 567 euro, dhe një taksë në aeroport prej 40 eurove.
Ky agjencion ka edhe oferta për udhëtime në vende të tjera në Turqi, të cilat kanë çmime pak më të ulëta. Për një qëndrim 3 ditor në Stamboll, qytarët duhet të paguajnë 245 euro, ndërkohë që ka edhe prej atyre me 200 euro.
Edhe Agjencioni Sharr Travel, ka shërbime dhe oferta të ndryshme për udhëtime për pushime në Shqipëri.
Oferta që ka ky agjencion për pushime në njërin nga hotelet në Shëngjin dallon nga koha e qëndrimit. Një pushim tre ditor për person kushton 60 euro, ndërkohë që qëndrimi 4 ditor rritet për 30 euro, pra që kushton 90 euro. Ai 5 ditor 120 euro dhe ai 6 ditor 150 euro.
Në këtë shumë të pagesës siç thuhet në postimin e tyre në facebook, përfshihet akomodimi në hotel, mengjesi, darka dhe muzika, ndërkohë që për biletë kthyse qytetarët duhet të paguajnë 15 euro.
Në Vlorë, oferta për një natë për pushim është më i lartë. Një natë bashkë me mengjes gjatë ditëve të javës kushton 38 euro, ndërkohë që gjatë ditëve të vikendit çmimi shkon në 53 euro.
Në anën tjetër sipas kësaj oferte, fjetja me mëngjes dhe darkë gjatë diteve të javës, është 43 euro për person, ndërsa gjatë vikendit rritet në 58 euro.
Sipas ofertave që ka ky agjencion, qëndrimi për 1 natë një një nga hotelet në Durrës, kushton 63 euro për periudhën maj – qershor, ndërkohë që në muajin korrik dhe gusht, rritet në 82 euro, e që në shtator zbret sërish në 65 euro.
Kurse, një pushim 3 ditor në një nga hotelet në Ulqin, kushton 90 euro, sipas një oferte të këtij agjencioni.
Në anën tjetër, as agjencioni Euro Koha nuk duket ti ketë çmimet e ofertave edhe aq të arsyshme.
Sipas ofertave të këtij agjencioni, një pushim në vikend në Antalya mund të kushtojë nga 419 euro deri në 575 euro varësisht edhe nga përzgjedhja e hotelit që ata e bëjnë.
Agjencioni ‘Veneta Travel’ ofron udhëtim për pushime me qëndrim 7 ditorë në Bodrum me çmim prej 520 eurove. Edhe pse siç theksojnë ata hoteli është me 5 yje, ky çmim nuk është edhe aq i arsyeshëm, pasiqë qytetarët përveç këtij çmimi duhet të paguajnë edhe taksën në aeroport prej 40 eurosh.
Me çmim prej 395 eurosh qytetarët përmes këtij agjencioni mund të udhëtojnë për në Antalya për qëndrim 7 ditorë, duke mos përfshirë këtu çmimin e takses në aeroport prej 40 eurove./Buletini Ekonomik/