Rritet inflacioni në Zvicër

Fotografi ilustruese

Më 2 qershor 2022, Zyra Federale e Statistikave të Zvicrës (FSO) publikoi të dhënat e inflacionit të majit, të cilat tregojnë çmimet 2,9% më të larta se një vit më parë.

Indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) i Zvicrës u rrit me 0,7% në maj 2022 krahasuar me muajin e kaluar. Inflacioni rezultoi +2.9% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Inflacioni në Zvicër është aktualisht në nivelin më të lartë vjetor që nga viti 1993, përcjell albinfo.ch.

Çmimet e benzinës (+27%), naftës (+30%), gazit (+41%), naftës për ngrohje (+82%) dhe vajgurit janë rritur ndjeshëm gjatë 12 muajve deri në fund të majit 2022. Kjo ka ushqyer rritjen e çmimeve, si rritja me 58% e kostos së udhëtimeve ajrore.

Reklama e sponzorizuar

Mungesa e lëndëve të para ka çuar në rritje të çmimeve të artikujve të veçantë ushqimorë që përmbajnë grurë, si makaronat (+12%) dhe buka (+2%). Vajrat ushqimorë janë gjithashtu 6% më të kushtueshëm se një vit më parë. Gjatë vitit, produktet e rinovimit të shtëpive u rritën me 7%.

Një franga zvicerane në rritje, e cila ka lëvizur nga rreth 1,09 franga në rreth 1,03 për euro gjatë 12 muajve të fundit, ka ndihmuar në uljen e inflacionit të importuar nga pjesa tjetër e botës.