Shtëpia e re në Hong Kong është shitur për 870 milionë dollarë të Hong Kongut, që është rreth 111 milionë dollarë amerikan.
Blerësi nuk është identifikuar, transmetojnë mediat e botës.
Shtëpia shtrihet në 746 metra katrorë dhe ka kopsht privat, pishinë dhe parking. Gjendet në lagjën më elitare të Hong Kongut.
Shitja e shtëpive luksoze në lagjet elitare të Hong Kongut ka rënë për thuaja 60 për qind në gjysmën e parë të këtij viti në krahasim më 2021. Në këtë ka ndikuar masat e ndërmarra gjatë shpërthimit të pandemisë së COVID-19, gjë që ka ndikuar në pëngimin e zhvillimit të tregut të patundshmërive./Buletini Ekonomik/