Shoqata e Transportit Rrugor reagon pas rritjes së çmimit të derivateve, kërkon të hiqet akciza për naftë

Nafta
Pikë e shitjes së derivateve

Pas rritjes së çmimit të derivateve në Kosovë ka reaguar edhe Kryetari i Shoqatës së Transportit Rrugor, Ruzhdi Kurtishaj duke thënë se Qeveria urgjentisht duhet që ta heq akcizën në derivate të naftës për sektorin e transportit rrugor me autobusë.

Përmes një njoftimi në Facebook, Kurtishaj ka thënë se Operatorët Ekonomik në transportin rrugor të udhëtarëve me autobusë po vazhdojnë të operojnë me vështirësi të mëdha.

“Më mirë të merren masa preventive sot për të mbijetuar bizneset, sesa të merremi me pasojat nesër”, ka shkruar Kurtishaj në Facebook.

Reklama e sponzorizuar

Ndryshe, sot Buletini Ekonomik ka raportuar për rritje të çmimeve të derivateve ku një litër benzinë ka shkuar në 1.79 euro, pra për 14 centë më shumë. Ndërsa nafta – 1.77 euro./Buletini Ekonomik/