Dollari amerikan ka regjistruar një rënie këtë fillim jave pasi në raport me javën e kaluar blihet me 112.4 lekë dhe shitet me 113.4 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane blihet këtë të hënë me 119 lekë dhe shitet me 119.6 lekë duke humbur kështu sërish pikë në raport me javën që lamë pas.
Paundi britanik ka rikuperuar pikë krahasuar më rënie e fortë të javës së shkruar pasi është blerë mëngjesin e sotëm me 137.6 lekë dhe është shitur me 139 lekë.
Franga zvicerane blihet sot me 116.9 lekë dhe shitet me 117.9 lekë referuar tregut të brendshëm valutor duke pësuar edhe ajo një rënie të lehtë të vlerës krahasuar me javën e kaluar./Scan Tv/