Edhe këtë vit Qeveria mbulon polisën kufitare për diasporën

Kryeministri Albin Kurti, në mbledhjen e 86-të të Qeverisë së Kosovës, ka njoftuar se edhe këtë vit qeveria do ta mbulojë koston e polisës kufitare për atdhetarë, raporton Ekonomia Online.

“I dëshirojmë mirëseardhje bashkatdhetarëve tanë. Për t’ua lehtësuar pushimet, qeveria do të mbulojë koston e polisës kufitare. Polisa mund të bilhet edhe në pikat kufitare. E theksoj që mërgata janë pjesë integrale për zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës”, u shpreh Kurti.