Hetimet për energjinë, votohet lista fillestare e dëshmitarëve për intervistim

Është votuar lista fillestare e dëshmitareve për intervistim në Komisionin Hetimor Parlamentar.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka votuar listën fillestare të dëshmitarëve që do të ftohen për intervistim.

Kryetari i këtij Komisioni Hajdar Beqa tha se ka dakordim paraprak që në fazën e parë të ftohen të gjitha kryesuesit e Bordeve në çdo nivel, ministra të linjës dhe këshilli ndërministror.

Reklama e sponzorizuar

Ndërsa, pika për shqyrtimin e CV-ve të ekspertëve është shtyrë për një mbledhje tjetër pas votimit të buxhetit për këtë komision.