Për herë të parë në histori, Bashkimi Evropian ka importuar më shumë gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga Shtetet e Bashkuara sesa nëpërmjet tubacionit nga Rusia.
Sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), qershori është muaji i parë në histori që BE-ja importon më shumë gaz LNG se sa nga Rusia.
“Reduktimet e fundit të gazit nga Rusia, do të thotë se ky është muaji i parë në histori në të cilin BE-ja ka importuar më shumë gaz LNG nëpërmjet SHBA-së sesa përmes tubacionit nga Rusia”, shkroi drejtori i IEA-së, Fatih Birol në një analizë.
Furnizimi dukshëm më i ulët nga Rusia që nga mesi i qershorit e ka bërë Evropën që të përpiqet të mbushë vendet e depozitimit të gazit në nivelet e duhura përpara dimrit.
BE-ja ka importuar vëllime rekord të LNG-së amerikane në muajt e fundit, megjithëse analistët thonë se vetëm importet nuk mund të zëvendësojë kërkesat për gaz.
Britania e Madhe dhe BE-ja përjetuan një nivel rekord të lartë të importeve të LNG-së në muajin prill, pasi çmimet më të larta në Evropë në krahasim me Azinë tërhoqën furnitorët për të transportuar gazin në Evropë.
Vetëm në muajin prill, pesë vende evropiane – Franca, Spanja, Britania e Madhe, Holanda dhe Polonia – përbënin 54.1 për qind të totalit të eksporteve të LNG-së amerikane.