Kosova më 2021 importoi naftë në vlerë të 815.10 ktoe

Fotografi ilustruese

Kosova të gjitha nevojat e saja për naftë, i mbulon tërësisht vetëm nga importi.

Siç e dijmë, në vendin tonë as nuk nxirret naftë e as nuk rafinohet nafta e papërpunuar bruto.

Vetëm gjatë vitit 2021, Kosova ka importuar produkte të naftës në vlerë të 815.10 ktoe (kilo ton oil ekuivalent).

Reklama e sponzorizuar

Sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) rreth Balancës vjetore të Energjisë më 2021”, krahasuar me vitin 2020 ka pasur rritje të importit për këtë produkt për rreth 9.57%.

Ndryshe, nafta merr pjesë me rreth 69% në totalin e sasisë së produkteve të naftës në dispozicion, e pasuar nga koks nafte 10 %, benzina me 8% dhe GLN (gazi i lëngshëm ) me 4%. /Buletini Ekonomik/