Por, në Lipjan duket se interesimi për to mungon, andaj tregtarët këtu kanë lënë vetëm numrat e kontaktit.
E një metër dru që para një viti blihej për 38 euro, tash kushton 12 euro më shtrenjtë, këtë e konfirmojnë tregtarët.
“50 euro, është rritë çmimi i druve sikurse krejt senet”, thotë një tregtar.
Të njëjtën çmim e ofron edhe kolegu i tij.
“50 euro, se ka shpenzime e taksa krejt janë rritë, s’ka sen që su ngritë edhe në shërbim publik edhe në shërbim privat”.