Pritet të vendoset çmim tavan ose marzhë për produktet bazë në Kosovë

Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Rozeta Hajdari, ka thënë se 70 për qind e tregut me grurë do të sigurohet nga tregu vendor, raporton Gazeta Blic.

“70 për qind e tregut me grurë do të sigurohet nga tregu vendor, kjo falë subvencioneve që janë ofruar nga qeveria e Kosovës”, tha ajo në një konferencë për media me Shoqatën e Mullistëve.

Ndërsa, lidhur me ngritjen e çmimeve të produkteve bazë, ajo tha se është formuar një grup punues dhe së shpejti do të vendoset nëse do të ketë çmim tavan apo do të përdoret marzhë.

Reklama e sponzorizuar

“Është grupi punues për produktet bazë, do të shihet se a do të vendoset për çmim tavan apo do të përdoret marzhë”, u shpreh Hajdari.