Zvicra ka tregun e dytë më tërheqës të punës në Evropë

Pas Luksemburgut, Zvicra renditet si vendi më tërheqës për profesionistët e huaj, duke tërhequr dukshëm më shumë punëtorë të kualifikuar nga jashtë sesa humbet nga emigracioni, sipas një studimi të portalit të punës Indeed të publikuar sot, njofton albinfo.ch.

Pothuajse dy të tretat e punëkërkuesve të huaj në Zvicër vijnë nga Franca, të ndjekur nga gjermanët, të cilët përbëjnë 11 për qind të tregut të punës.