Dogana e Kosovës parandalon kontrabandimin e disa medikamenteve

Një rast i kontrabandimit me medikamente është parandaluar së fundi nga Dogana e Kosovës, në pikë kalimin kufitar të Vërmicës.

Në Vërmicë, njësitet anti kontrabandë të Doganës së Kosovës kanë selektuar për kontroll në vijën e dytë një autobus të linjës Tiranë – Prishtinë me dyshimin se barte mallrat të kontrabanduara.

Kontrolli ka arritur të zbulonte mallrat e fshehura të cilat tentoni të kontrabandohen përmes autobusit dhe me këtë rast janë gjetur mallra të padeklaruar, respektivisht medikamente si në vijim:

Reklama e sponzorizuar

Injeksione REVOLAX DEEP ëith LIDOCAINE – 60 copë

REVOLAX SUB-Q LIDOCAINE – 60 copë

REVOLAX FINE LIDOCAINE – 5 copë

Tableta Desinfektues të Klorit “Diversy Suma” 1×300 – 16 pako

Xhama me dioptri të ndryshëm

“Të gjitha mallrat janë sekuestruar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”./lajmi.net/