Fillon greva e punëtorëve të sektorit publik

Sot, më 25 gusht do të fillojë greva e përgjithshme e punëtorëve të sektorit publik në Kosovë. 

Kryetari i këshillit grevist të BSPK-së, Rrahman Jashari ka thënë se deri në realizimin e kërkesave të tyre, në grevë do të përfshihet edhe i gjithë sistemi arsimor.

Ata po kërkojnë nga Qeveria e Kosovës që të realizojë kërkesat për mbështetje prej 100 euro për gjithë punëtorët e sektorit publik deri në miratimin e Ligjit të Pagave.

Reklama e sponzorizuar

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë thirrje të mërkurën që anëtarët të   marrin   pjesë   në  komisione   dhe   administrim  të provimit të maturës shtetërore, që do të mbahet të shtunën.

Ndërkohë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dje në një konferencë për media është shprehur se është koha për punë dhe jo për greva.