Inflacioni në Eurozonë arriti në një nivel të ri rekord prej 8.9% në korrik, konfirmoi zyra e statistikave të BE-së.
Eurostat, tha se çmimet e konsumit në 19 vendet që përdorin euron u rritën 0.1% nga muaji në muaj në korrik, duke arritur në 8.9 për qind, niveli më i lartë që nga krijimi i euros në vitin 1999.
Eurostat tha se nga totali, 4.02 pikë përqindje erdhën nga shtrenjtimi i energjisë, kostot e së cilës u rritën për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Rusia, dhe 2.08 pikë përqindje nga alkooli dhe duhani më i shtrenjtë.
Por edhe kur përjashtohen këta përbërës më të paqëndrueshëm, në atë që Banka Qendrore Europiane e quan inflacion bazë dhe vëzhgon me vëmendje vendimet e normave të interesit, çmimet ishin ende 5.1% më të larta nga viti në vit në korrik.
Objektivi total i BQE-së për inflacionin është 2.0%
Muajin e kaluar, banka filloi një cikël shtrëngimi pas më shumë se një dekade në një përpjekje për të frenuar rritjen e inflacionit, por megjithatë çmimet e shërbimeve, të cilat krijojnë më shumë se dy të tretat e PBB-së së Eurozonës, u rritën 3.7% nga viti në vit në korrik, duke shtuar 1.6 pikë përqindje në rezultatin përfundimtar.
1.16 pikë përqindje u shtuan nga mallrat industrialë, të cilët ishin 4.5% më të shtrenjta se 12 muaj më parë./ Reuters