Komuna e Prizrenit pagoi qindra mijëra euro një kompani ligjore, edhe pse ka zyrtarë komunal për këtë detyrë

𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚 𝐞 𝐏𝐫𝐢zrenit 𝐤𝐚 shpenzuar nga buxheti i saj gjithsej 𝟏𝟐𝟒 mijë e 𝟗𝟔𝟐 𝐞𝐮𝐫𝐨 për një kompani private për ‘kinse’ 𝐩ë𝐫𝐟𝐚𝐪ë𝐬𝐢𝐦 𝐥𝐢𝐠𝐣𝐨𝐫 në kontestet e komunës, ndonëse për këtë detyrë ka të angazhuar edhe zyrtarë komunal që marrin paga të rregullta nga buxheti komunal.

Sipas një infografike të publikuar nga Democracy Plus, këto mjete janë paguar vetëm përgjatë viteve 2020-2021, ku komuna e Prizrenit deri më tani ka lidhur tri kontrata me të njëjtin operator ekonomik, përcjell Buletini Ekonomik.

Siç theksohet në këtë infografikë, në vitin 2020 është lidhur kontrata e parë më operatorin në fjalë, në vlerë të 16 mijë e 364 eurove, me kohëzgjatje prej 6 muajsh, kurse kontrata e dytë është lidhur po në atë vit, por me një vlerë totale të marrëveshjes prej 62 mijë e 294 eurove, dhe me kohëzgjatje prej 12 muajsh.

Reklama e sponzorizuar

Ndërkohë, edhe në vitin 2021, komuna e Prizrenit ka lidhur sërish kontratë më këtë operator në vlerë të 46 mijë e 303 eurove, me kohëzgjatje prej 12 muajsh, pra për një vit të plotë.

Ndryshe, Komuna e Prizrenit ka të angazhuar zyrtarë ligjor që që punojnë në kuadër të Zyrës për përfaqësim të komunës dhe që e kanë për detyrë përfaqësimin ligjor të komunës, e paguhen rregullisht me pagë mujore nga buxheti komunal. /Buletini Ekonomik/