Ky është arsyetimi i ministres Rizvanolli për ndarjen e 40 milionë eurove për KOST-in

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e ka quajtur vendim të rëndësishëm ndarjen e 40 milionë eurove për KOST-in, raporton Gazeta Blic.

Ajo tha se kjo shumë është ndarë pasi KOST është në gjendje të vështirë dhe së shpejti skadon marrëveshja e Kosovës me MCI për energjinë, që nuk dihet nëse marrëveshja do të vazhdohet nga 23 shtetet përbërëse të saj.