Në Kosovë ka shumë persona të cilët kanë kryer master e që nuk gjejnë vende pune.
Një magjistre e inxhinierisë ka rrëfyer se ka kohë që pret në listën e punëkërkuesve në Ferizaj, me shpresën se do të gjejë një vend pune. Mirëpo, ajo ende nuk ka marrë ndonjë ofertë.
Selvete Veseli edhe pse e diplomuar në master të inxhinierisë tash e sa kohë figuron në listat e të papunëve.
Për të gjetur një vend pune ajo i është drejtuar zyrës për punësim në Ferizaj.
“Kam përfunduar Fakultetin Teknik jam inxhiniere e diplomuar në master jam duke kërkuar përsëri punë sepse më herët kam qenë si praktikante në Agjencinë e Statistikave të Kosovës përmes zyrave të punësimit”, tha ajo për RTK.
Sikur Selvetja janë edhe mbi 300 qytetar të kësaj komune të regjistruar të zyrën për punësim në Ferizaj të cilët mbesin me shpresë se do të gjejnë një vend pune. Megjithatë nga zyra e punësimit në Ferizaj thonë e këtë vit ka më shumë vende të lira të punës.
Naim Gashi, Drejtor i Zyrës së Punësimit në Ferizaj, tha se Komuna e Ferizaj e ka në numër të madh të bizneseve dhe kompanive që operojnë në komunën e Ferizajt.
“Këtë vit është e dukshme që numri i vendeve të lira të punës dhe kërkesës për punëtor është më i madh në komunën e Ferizajt. Ndoshta edhe të punëtorëve sezonal edhe për shkak se disa punëtor po e lëshojnë Kosovën disa nuk janë të aftë për tregun punës nuk kanë aftësitë dhe shkathtësitë e duhura për vendet që kërkohen nga bizneset”, tha ai.
Në kuadër të skemave të ndryshme është mundësuar që shumë të rinj edhe të gjejnë angazhim në punë.
“Me praktikën në punë kemi angazhuar javën e kaluar diku 40 punë kërkues e cila është si masë nxitëse për punësim që bëhet praktik në vendin e punës me pagesë nga zyra e punësimit nga Agjencia e punësimit e Republikës së Kosovës gjithashtu kemi edhe subvencionim të pagës dhe trajnime me punë me pagesë”, tha ai.
Zyra e punësimit në Ferizaj përveç ndërmjetësimit në punësim, ajo së bashku me qendrën e aftësimeve profesionale ndihmon punëkërkuesit në trajnime në profile të ndryshme të cilat kërkohen në tregun e punës.
Në Komunën e Ferizajt, qindra qytetarë kërkojnë punësim, në mesin e tyre edhe të kualifikuar me
master.