Një nismë legjislative tashmë ka filluar nga disa deputetë për ta sjellë në Kuvend një ligj që do ta rregullonte veprimtarinë e kriptovalutave.
Buletini Ekonomik ka siguruar një draft preliminar të kësaj nismë të titulluar Ligji për Kripto-Asetet, nga ku shihet se rregullimi nga shteti do të jetë goxha rigoroz për ata që do të merren më këtë ‘zeje’.
E para dhe më kryesorja është kriteri i licencimit.
“Asnjë Operator nuk mund të emitoj, tregtoj, shpërndaj apo rruaj Kripto-Asete ose te ofroje ndonjë shërbim tjetër qe ndërlidhet me Kripto-Asetet, përveç nëse është në posedim të Licencës”, thuhet në nenin 4 të këtij projektligji.
Ndërsa, llojet e Licencave që miratohen nga Autoritetet Përgjegjëse për kryerjen e veprimtarive të parashikuara në këtë Ligj janë:
(a) Licenca për subjektit të Autorizuar për teknologji digjitale (Agjenti);
(b) Licenca e Ofruesit të Shërbimeve Inovative
Krahas kushteve të përgjithshme, Aplikuesi për licencë, Agjenti, duhet të plotësojë edhe kriteret e veçanta:
- a) të jetë Person Juridik i regjistruar;
- b) të vërtetojë, duke vënë në dispozicion dokumentacionin provues, se ka aftësitë dhe njohuritë e duhura teknike lidhur me teknologjinë DLT;
- c) të dorëzoj strukturën organizative të sa saj, se bashku me informatat personale dhe profesionale lidhur me strukturen e menaxhmentit të lartës, zyrtarit kryesor për teknologji informative si dhe informacionet lidhur me strukturen pronësore të Aplikuesit;
- d) ka kompetencën dhe përvojën lidhur me procedurën teknologjike për emetimin e tokenëve digjital dhe asteve digjitale të bazuara në teknologjinë e DLT;
- e) të vërtetojë se në çdo kohe e ka të deponuar një kapital minimal prej 500,000,000 Euro, të deponuar në llogari të veçantë pranë Bankës Qendrore, i cili nuk përdorët për qarkullim biznesi. /Buletini Ekonomik/