Qeveria merr vendim për ndarjen e 100 mijë eurove për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për ndarjen e 100 mijë euro për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nga Pakoja e Ringjalljes duhet të ndahen edhe 100 mijë euro për këtë kategori.

“Ky propozim vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak për ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik. Bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në rundin e parë, kësisoj duhet të këtë mjete shtesë prej 100 mijë euro, nga ndarja prej 7,3 milionë euro duhet të bëhen 7.4 milionë euro”, ka thënë Murati në mbledhjen e Qeverisë./Buletini Ekonomik/

Reklama e sponzorizuar