Studimi, Shqipëria eksportuese neto e energjisë në skenarin e 2030-s

Një studim i kryer nga dy kompani për llogari të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë mbi felksibilitetin dhe dekarbonizimin e ekonomive del në përfundimin se Shqipëria në skenarin bazë në vitin 2030 do të jetë eksportues neto i energjisë.

“Në skenarin bazë 2030, Ukraina, Bosnjë- Hercegovina dhe Shqipëria janë eksportues neto (për shkak të një teprice të prodhimit), ndërsa të gjitha palët e tjera kontraktuese importues neto. Deri në vitin 2040, shumica e vendeve do të rrisin nevojat për importe në krahasim me vitin 2030.

Reklama e sponzorizuar

“Ukraina dhe Bosnja dhe Hercegovina bëhen importues neto për shkak të një largim ambicioz nga qymyri dhe vendosje joekuivalente e burimeve të rinovueshme për të kompensuar këtë mungesë (sipas ndaj supozimeve të skenarit). Shqipëria është e vetmja Pale Konktraktuese si eksportuese neto në të gjithë skenarët. Duke parë vetëm në horizontin e vitit 2040, importet neto po reduktohen nga skenari bazë në skenarin ambicioz” thuhet në studim.

Duke u ndalur vetëm tek Shqipëria, ky dokument nënvizon se prodhimi i hidrocentraleve në Shqipëri mund të përfaqësojë 80% të prodhimit vendas në vitin 2040.

Sipas skenarit ambicioz që citon studimi vendi ka një tejkalim të furnizimit që i lejon të ofrojë fleksibilitet ditor dhe javor për fqinjët (Figura 82). “Flota” hidroenergjetike e Shqipërisë bëhet një nga ofruesit kryesorë të fleksibilitetit për i gjithë rajoni e Ballkanit Perëndimor (6 vende).

Studimi i hartuar nga kompanitë për llogari të Sekretariatit vjen në kushtet e përcaktimit të nevojës dhe rolit e mundësive për fleksibilitet për të mbështetur dekarbonizimin në Komuniteti i Energjisë (EnC) drejt vitit 2040.

Ky raport ai fokusohet në përdorimin e fleksibilitetit aktual dhe zgjidhjet. Së dyti ndalet tek analizimi i nevojave të  fkelsibilitetit në të ardhmen si dhe portofolet dhe kostot optimale në zgjedhjen e fleksibilitetit të përshtatshëm duke marrë parasysh skenarët sa i takon burimeve të ndryshueshme të energjisë së rinovueshme(vRES), shpërndarjes së qymyrit dhe nivelet e kapacitetit të ndërlidhjes mes vendeve. /Monitor.al/