Hidro-energjia është ndër sektorët më të rëndësishëm të investimit në Turqi, ka thënë presidenti i këtij vendi, Rexhep Tayip Erdogan ndërsa po inauguronte 34 hidrocentrale të ndërtuara rishtazi, të cilat pritet të prodhojnë rreth 2.3 teravat orë energji elektrike në vit.
Vetëm dy dekadat e fundit, Turqia ka shtuar 605 sisteme hidro-energjetike dhe për momentin ka më shumë se 125 hidrocentrale që po ndërtohen gjatë inaugurimit, ka thënë presidenti Erdogan, raporton Kosovo.Energy
Ai ka shtuar se hidrocentralet janë ndër sektorët më të rëndësishëm të investimit në Turqi, ndërsa theks të veçantë i ka kushtuar digës së re që pritet të përfundohet së shpejti, Yusufeli.
Hidrocentrali në Yusufeli do të ketë 540 megavat kapacitete të instaluara të gjenerimit dhe do të prodhojë rreth 1.9 teravat orë energji elektrike në vit.
Sipas të dhënave nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë së Ripërtëritshme, në fund të vitit të kaluar Turqia ka 31.5 gigavat të projekteve hidro-energjetike të instaluara.