Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike në Kosovë- KEDS, iu ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve të energjisë që sa më shumë ta kursejnë rrymën në këtë kohë krize.
Sipas tyre, sektori i amvisërisë si një ndër shpenzuesit më të mëdhenj të energjisë elektrike, mund të kontribuojë shumë në uljen e konsumit, sidomos aty ku ka mundësi të madhe të kursimit.
Nga KEDS thonë se nëse çdo konsumator kursen energji elektrike për vete dhe familjen e tij, kursehet energji edhe për konsumatorët e grupeve të ndjeshme, të cilëve mund të ju nevojitet energjia elektrike më shumë se kurrë.
Sipas ekspertëve të KEDS, këto janë disa nga masat që konsumatorët shtëpiak duhet t’i ndërmarrin për ta kursyer energjinë elektrike:
-Shfrytëzimi i alternativave të tjera për ngrohje, aty ku ka mundësi.
-Në objektet banesore ku është e pamundur një gjë e tillë, kalimi në ngrohës efiçent si dhe menaxhimi më i mirë i hapësirave të ngrohjes.
-Kujdesi në ngrohësin e ujit (bojlerin) dhe kohën kur ai përdoret. Potencialisht zëvendësimi i tij me ngrohës diellor.
-Përdorimi i pajisjeve elektro-shtëpiake në kohën kur energjia është më e lirë (jashtë pikut).
-Ndalja e furnizimit pajisjeve që nuk ka nevojë të përdoren në kohë të caktuara, duke filluar nga dritat. /Buletini Ekonomik/