Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një paraqitje para gazetarëve ka thënë sot se Shqipëria aktualisht nuk ka në plan kufizime të energjisë, ndërsa duke folur për Kosovën tha se po përgatitet për një dimër të rëndë.
Ai duke folur për krizën energjetike, përmendi edhe shtetet më të zhvilluara që po përballen me këtë krizë.
Kreu i ekzekutivit të Shqipërisë theksoi se edhe rastin e Kosovës, ndërsa tha se Kosova po përgatitet për një dimër me kufizime edhe më të rënda, se që ishin.
Ai tha se Shqipëria dhe Kosova janë në bashkëpunim të ngushtë dhe në ndihmë të njëjta tjetrës, raporton Telegrafi.
“Atyre që më përmendin Kosovën i them se Kosova ka halle shumë të mëdha të një natyre tjetër, që janë halle që vinë nga një strukturë tjetër komplet e prodhimit të energjisë dhe nuk është çështja e Qeverisë sot. Por Kosova ka kufizime të rënda energjie dhe përgatitet për një dimër me kufizime edhe më të rënda. Ndërkohë, ne jemi në bashkëpunim të ngushtë me Kosovën për të dhënë e për të marrë, që të mbështesim njëri – tjetrin dhe ta ndihmojnë Kosovën sa më shumë”, tha ai.