Nga janari deri në qershor, investimet e Trustit u tkurren për 161 milionë euro

Trusti
Investimet në Trust shënuan rënie për rreth 90 milionë euro

Paratë e kontributëdhënësve kosovarë u tkurren për 161 milionë euro, në gjashtë muajt e parë të këtij vitit.

Kaq është humbja nga investimet e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovëës (FKPK), në tregjet e jashtme, sipas raportit mujor informativ të Bankës Qëndrore të Kosovës (BQK), të muajit korrik.

Reklama e sponzorizuar

Jeton Demi, zëdhënës për media në Trust, pati thënë për Buletinin Ekonomik se deri më datën 29 gushtit për vitin 2022, dy portofolet kryesore investuese kanë pasur këto lëvizje:

“Portofoli Standard ka shënuar ulje për -3.67%, ndërsa Portofoli Konservativ ka shënuar kthim pozitiv  prej +1.77%”.

Nga Trusti theksojnë se këto janë lëvizje vetëm periodike, ndërsa mbetet të shihet se si do të rrjedhin ngjarjet deri në fund të vitit. /Buletini Ekonomik/