Në kuadër të menaxhmentit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), krahas Guvernatorit, janë edhe dy Zëvendësguvernator.
Mirëpo, pas dorëheqjes së Sokol Havollit, këto dy pozita nuk janë plotësuar ende, ani pse ka pasur konkurs.
Buletini Ekonomik merr vesh se konkursi për zgjedhjen e njërit zëvendësguvernator është kthyer në pikën zero.
“Me dorëhqjen e Sokol Havollit, tash dy pozitat janë të lira”.
Buletini mëson se njëra pozitë është duke funksionuar me ushtrues detyre për shkak të kuorumit në kuadër të Bordit të BQK-së.