Rreth 8.3 milionë euro në muaj do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës kërkesa e grevistëve

Sipas të dhënave, rreth 8.3 milionë euro në muaj do t’i kushtonte buxhetit të Kosovës kërkesa e grevistëve – 100 euro në muaj për të gjithë të punësuarit në sektorin publik, deri në miratimin e Projektligjit për paga.

Numri i punonjësve që marrin paga nga buxheti i Kosovës është rreth 83.000. Nga 100 euro në muaj, buxhetit të Kosovës i kushton rreth 8.3 milionë euro, transmeton REL.

Në grevë nga 25 gushti janë mësimdhënësit, edukatorët në kopshte publike, punëtorë të administratës publike, shërbyesit civilë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës./Buletini Ekonomik

Reklama e sponzorizuar