Të hënën në orët e mëngjesit, pas rikthimit në prodhim të bllokut A3, i cili që nga 6 tetori ka qenë në riparim të planifikuar, funksionimi i këtij blloku është sinkronizuar me stabilimentet e tjera të sistemit elektroenergjetik të vendit, dhe është duke prodhuar diku rreth 130 megavatë-orë energji elektrike. Tani në prodhim ndodhën dy blloqe të termocentraleve Kosova B (B1 dhe B2) dhe dy blloqe të Kosovës A (A3 dhe A4), të cilat bashkarisht prodhojnë diku rreth 780 megavat-orë energji elektrike. Kjo sasi tani për tani është e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e konsumit të Kosovës, që sillen diku rreth 750 megavtë-orë energji elektrike.
Buletini Ekonomik
Sot (e martë) që nga orët e mëngjesit është rikthyer në prodhim blloku A 3 i termocenntraleve Kosova A, i cili ishte në remont të planifikuar për rreth një muaj, më saktësisht që nga 6 tetori. Në këtë mënyrë, siç kanë njoftuar zyrtarët e Korporatës Elektroenergjetike të Kosovës (KEK-ut), funksionimi i këtij blloku është sinkronizuar me stabilimentet e tjera të sistemit elektroenergjetik të vendit, dhe është duke prodhuar diku rreth 130 megavatë-orë energji elektrike.
Kështu, që nga sot, nga termocentralet e Kosovës gjenden në prodhim B1 dhe B2 të Kosovës B, që kanë bashkarisht kapacitet mbi 600 megavatë në gjenerator, ndërsa në rrjet fuqia e tyre është 520 megavatë, ose secili bllok, pra ka kapacitein në rrjet 260 megavat-orë. Po kështu në prodhim tani është edhe A 4-shi i rikthëyer pas remontit të planifikuar I termocentraleve Kosova A dhe A 3-shi, të cilët kanë kapacitetin në rrjet secili rreth 130 megavatë-orë.
Po të llogaritet gjithsej prodhimi aktual në këto katër njësi të prodhimit të enerjisë elektrike nga termocentralet e vendit që janë funksionale, del që B 1, B2 dhe A 3, A 4 po prodhojnë bashkarisht diku rreth 780 megavatë-orë rrymë. Kësaj sasie të energjisë elektrike të prodhuar nga TC-të, duhet shtuar plus rreth 160-170 megavatë nga kapacitetet e energjisë së ripërtëritshme (hidrocentralet e vogla të Kosovës dhe nga parqet e energjisë në bazë të erës në Shalë të Bajgorës dhe në Kitkë të Anamoravës).
Dhe kjo sasi, sipas zyrtarëve të KEK-ut, tani për tani është thuaja e mjaftueshme për të përmbushur nevojat e konsumit të Kosovës gjatë këtyre ditëve. Duhet theksuar, se sado që ka nis të shfaqen ditët me ulje të ndjeshme të temperaturave, ende konsumi I Kosovës nul ka luhatje të ndjeshme. Me fjalë të tjera, edhe pse ka zënë të ftohet moti, shpenzimi I rrymës në konsumin e vendit mbetët thuaja I njëjtë me atë të ditëve të mëparshme, ose diku të 750 megavatë-orë. /Buletini Ekonomik