Aktakuzë ndaj ministres Hajdari për mosdeklarim të pasurisë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit, ministre e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, për veprën penale  “Mos-raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale apo detyrimeve financiare” .

Një gjë të tillë për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësja për informim nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, Laureta Ulaj.

“Referuar kërkesës suaj, mund t’iu konfirmojmë se prokurori i çështjes, pas zhvillimit të hetimeve, më 13.10.2022, ka ngritur aktakuzë kundër R.H., në drejtim të veprës penale ‘Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare’, nga neni 430 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, e cila aktakuzë është proceduar për trajtim të mëtejmë në Gjykatën Themelore në Prishtinë”, thuhet në konfirmimin e saj.

Reklama e sponzorizuar

Për këtë vepër penale parashihet gjobë dhe burgim prej gjashtë muaj deri në pesë vjet.