Aksionet e Meta kanë rënë pasi kompania konfirmoi të dhënat në raportin e saj të fitimeve të tremujorit të tretë, së bashku me humbjet prej miliarda dollarësh në divizionin kushtuar projektit të saj ambicioaz “metaverse”.
Kompania e Facebook mundi parashikimet e analistëve për të ardhurat por njëkohësisht ofroi një parashikim të dobët për tremujorin e ardhshëm. Kompania regjistroi 27.7 miliard dollarë të ardhura për tremujorin e tretë, një shifër më e lartë se ajo e parashikuar prej 27.4 miliardë dollarë; por njëkohësisht 4% në pak se e njëjta periudhë një vit më parë.
Raporti i fitimeve shënon raportin e fundit të një serie të tillë të vështira për të ardhurat e META-s, e cila ka investuar shumë në produktet e reja që kanë hasur vështirësi në grumbullimin e fitimeve gjatë vitit të kaluar. Në muajin shkurt kompania humbi 230 miliard dollarë në vlerën e tregut, në atë që u konsiderua si humbja më e madhe një ditore në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, aksionet e saj ranë me 26%. Një ditë më parë, stoqet e kompanisë ranë me 18% në tregje, ndërsa shqetësimet e investitorëve rriten për sa i përket djegies së burimeve të kompanisë në produkte të reja.
Kostot dhe shpenzimet e META u rritën me 19% nga viti në vit në tremujorin e tretë. Ajo ka derdhur shuma të mëdha parash në metaverse, projektin e realitetit virtual, dhe deri më tani ka regjistruar shumë pak fitime. Reality Labs, segmenti i tij metavers, shënoi 3.7 miliardë dollarë humbje këtë tremujor dhe kompania tha se parashikon që këto humbje “do të rriten ndjeshëm nga viti në vit” në 2023.
Duke luftuar për të konkurruar me fuqinë në rritje të TikTok, Meta gjithashtu investoi shumë në produktin e saj të shkurtër të përmbajtjes video Reels, por ka luftuar me fitimin e parave. Humbjet e raportuara së fundmi tregojnë se Meta është përqendruar ndoshta me shumë në sipërmarrjet e saj të reja.