Inflacioni në Britani të Madhe arrin në 10.1 për qind, niveli më i lartë në katër dekada

Rritja e çmimeve të produkteve bazike e ktheu inflacionin në Britani të Madhe në shifra dyshifrore gjatë muajit shtator.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit 10.1 për qind nga 9.9 për qind që ishte një muaj më parë, përcjell Telegrafi.

Reklama e sponzorizuar

Sipas Zyrës Kombëtare të Statistikave (ONS), kjo vlerë është me nivelin më të lartë të 40 viteve të fundit, duke tejkaluar pritjet e ekonomistëve për një normë prej 10 për qind.

Rreziku është që çmimet të rriten përsëri në fillim të vitit të ardhshëm. Pas raportit, Paundi u zhvlerësua me 0.3 për qind, pra po tregtohet me 1.1286 dollarë.

 

ONS tha se çmimet e ushqimeve u rritën me 14.8 për qind nga një vit më parë dhe mobiljet e mallrat shtëpiake me 10.7 për qind.

Shenja të rritjes së inflacionit ka pasur edhe në nivelin e shitjes me shumicë. Çmimet e prodhimit, duke matur koston e mallrave që largohen nga fabrikat, u rritën 15.9 për qind nga një vit më parë në shtator. Kjo ishte më e ngadaltë se muaji i kaluar, por pak mbi pritjet. Çmimet e lëndëve të para u rritën me 20 për qind, gjithashtu mbi pritshmëritë.

Leximi i inflacionit gjatë shtatorit tradicionalisht është përdorur për të përmirësuar një rritje vjetore të përfitimeve të mirëqenies. /Bloomberg/