Likuidimi i “Kosovës së Re”: Fillon kompensimi i policëmbajtësve

Kompania e sigurimeve "Kosova e Re"

Një vit prej kur Bordi i BQK-së ia revokoi licencën kompanisë së sigurimit “Kosova e Re”, ka filluar faza e kompensimit për qytetarët që kanë pasur polica aktive me ketë kompani, si dhe për ata që kanë qenë të dëmtuar në aksidente.

Buletini Ekonomik  mëson se rreth gjysmë milioni euro deri më tani janë shpërndarë tek policëmbajtësit.

Ndryshe nga kompania INSIG ku koeficienti i kompensimit ishte vetëm 81 për qind e vlerës së dëmit, këtu koeficienti është 100 për qind.

Reklama e sponzorizuar

Banka Qendrore e Kosovës ia kishte revokuar licencën kompanisë së sigurimeve ‘Kosova e Re’, pasi e kishte mbajtur për 11 muaj nën administrim të përkohshëm. Arsyeja kryesore ishte paaftësia e kompanisë për t’i përmbushur kërkesat ligjore për kapital të përcaktuara me ligj, përcjell Buletini Ekonomik.