Juristi Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin.
Miftaraj me anë të një shkrimi në Facebook është shprehur se secili grevist që paraqet padi në gjykatë do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore.
“Mos ekzekutimi i pagave për grevistët është në kundërshtim me ligjin. Është persekutim ndaj grevistëve. Përndryshe, secili grevist që paraqet padi në gjykatë, përveç pages, pastaj do të kompensohet edhe me shpenzimet e avokatit dhe kamatën ligjore. Me fjalë tjera, nga një pagë që mund të jete 480 euro për një muaj, shteti do të paguaj diku 1,500 euro. Në fund faturën e paguan taksapaguesi. P.S. Leximi i ligjit dhe interpretimi i ligjit dallon”, thekson Miftaraj.