Kompania amerikane Amazon planifikon që nga kjo javë të pushojë nga puna rreth 10 mijë punëtorë, shkruan New York Times.
Fjala është për shkarkimin më të madh në historinë e Amazon. Këto shkurtime do të prekin më së shumti punonjësit në sektorin e shitjes me pakicë dhe burimet njerëzore, transmeton Telegrafi.
Por këto pushime nga puna do të përfaqësonin më pak se një për qind të fuqisë punëtore globale të Amazon, dhe tre për qind të punonjësve të korporatave.
Për Amazon, sezoni i ardhshëm i festave është kulmi, kështu që kompania rrit numrin e punëtorëve. Për shkak të ngadalësimit të shitjeve dhe krizës në ekonominë globale, dyqani më i madh online në botë ka filluar të ulë kostot.
Amazon raportoi 798 mijë punonjës në fund të vitit 2019, por kompania kishte 1.6 milion punëtorë me kohë të plotë dhe të pjesshme që nga 31 dhjetori 2021, një rritje prej 102 për qind, raporton New York Times.
Aksionet e Amazon këtë vit kanë rënë për 41 për qind dhe po shënon vitin më të keq nga 2008.