Duket një paradoks por në Zvicër, ku po vazhdojnë të punësohen gjithnjë e më shumë qytetarë, ata që kanë përfunduar pa punë janë anëtarët e personelit të zyrave të punësimit.
Në total, në të gjithë vendin, deri në muajin tetor numëroheshin 90 mijë të papunë. Një shifër rekord kjo në 20 vitet e fundit. Niveli i papunësisë është 1.9% dhe kjo sipas mediave zvicerane po bën që shumë nënpunës të zyrave rajonale të punësimit të shkojnë në shtëpi pasi nuk kanë më asnjë punë për të bërë.
Në Berna, ku përqindja e papunësisë ka shënuar një minimum historik prej 1.4%, janë 60 nënpunësit e zyrave të punësimit që tashmë duhet të kërkojnë një punë të re.
Faktikisht, në Zvicër prej kohësh tashmë kërkojnë personel si për shembull në sektorin e shëndetësisë. Në Itali ka shumë njoftime ku kërkohen infermierë sidomos në kirurgji. Por mungesa ka dhe në restorante, për kuzhinierë, kamarierë dhe pastrues. Por dhe sektori i ndërtimit dhe i logjistikës kërkon bashkëpunëtorë jashtë kufijve. Ndërsa në vend mungojnë dhe shoferë kamioni. Një situatë kjo për të cilën shumë punëdhënës po përballen me vështirësi. Në tremujorin e parë të vitit 2020, kur shpërtheu dhe pandemia e Covid, papunësia në Zvicër preku nivel rekord për shekullin.
Burime zyrtare konfirmojnë se aktualisht në Zvicër janë 100 mijë vende pune bosh, dhe nuk mungon apeli për ata që kanë aftësi në informatikë, apo janë shoferë të mirë të shkojnë të zgjedhin vendin ku duan të punojnë në Zivcër. /Scan tv/