Si do të zbatohet ligji që përcakton çmimet e sasinë e produkteve esenciale?

Furrë e bukës

Buka është vetëm njëra nga 13 produktet esenciale, që sipas ligjit për një kohë të caktuar do t’i vendoset çmimi tavan.

Kështu më 8 nëntor në Kuvend u vendos që përveç bukës edhe drithërave, miellit të grurit, orizit, e disa të tjerave që hyjnë në këtë listë, të iu caktohet çmimi nga shteti.

Kur do të hyjë në fuqi ende nuk dihet, por deputetja e mazhorancës, Jeta Statovci tregon se sa është i rëndësishme ky ligj.

Reklama e sponzorizuar

Kurse, për akuzat se bizneset e vogla mund të kenë humbje të mëdha, Statovci ka një përgjigjeje.

Ndër 7 masat e përkohshme mbrojtëse është edhe kufizimi i sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar.

E për deputetin Pal Lekaj, kjo përveç është e pakuptimtë është edhe e pamundur të realizohet në teren.

Kurse deputeti nga radhët e PDK-së Ferat Shala thotë se një ligji tillë është i nevojshëm në parim.

Por, sipas tij është kundër ekonomisë së lirë me të cilën funksionon shteti i Kosovës.

Por si e konsiderojnë ekonomistët një vendim të tillë të qeverisë, dhe sa është e mundur të realizohet në praktik.

Ky ligj është i përkohshëm dhe vjen si pasojë e rritjes së çmimeve të produkteve esenciale, shkak i inflacionit.