Njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, tha se sektori prodhues në Kosovë duhet të mbështetet në mënyrë që të ketë rritje të kapaciteteve të veprimtarisë prodhuese dhe hapjes së vendeve të reja të punës.
Gërxhaliu, i cili për dy mandate ishte kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, tha se buxheti Kosovës për vitin 2023 është më i madh dhe është i orientuar në disa sektor. Ai ka folur edhe për nevojën e rritjet së pagave që duhet të bëhen në Kosovë.
“Është koha që qeveria të rrisë pagat në sektorin publik, po ashtu duhet të mendohet edhe për sektorin privat se si të veprohet, pasi që ai është akteri kryesor i mbushjes së buxhetit të shtetit”, tha Gërxhaliu në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.
Për bashkëpunimin Kosovë-Shqipëri, njohësi i zhvillimeve ekonomike në vend, Safet Gërxhaliu, tha se duhet të veprohet me hapa konkret dhe jo vetëm me fjalime.
“Nuk duhet të varemi vetëm nga turizimi që kosovarët i kalojnë pushimet në Shqipëri. Sektori privat ka bërë veprime për bashkëpunime mes dy vendeve, por nevojitet edhe nga politika të bëhet më shumë”, deklaroi ai.