Murati: Mbi 200 mijë familje përfituan subvencionin për kursim të energjisë elektrike për tetorin

Hekuran Murati-Ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Vendimi i qeverisë rreth subvencionimit të faturave të energjisë elektrike do të fillojë së zbatuari që nga muaji shtator.

Në pakon në vlerë prej 150 milionë eurove të prezantuar nga Kurti, përfshihej edhe subvencionimi i faturave të energjisë elektrike për qytetarët që kursejnë rrymën.

Ata që do të përfitojnë nga kjo masë, janë vetëm ata qytetarë që do të shpenzojnë më pak energji elektrike sesa që kanë shpenzuar në muajt e njëjtë të vitit të kaluar.

Reklama e sponzorizuar

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se 202,252 familje tashmë kanë pranuar edhe për muajin tetor subvencionin për kursim të energjisë elektrike.

Murati ka këshilluar qytetarët të shohin se shumën e subvencionit (nëse jeni kualifikuar) tek “Transaksionet” në llogarinë online me furnizuesin KESCO, ose mund ta shihni kur të pranoni faturën e radhës.