Nga 14 kandidatë që kanë shprehur interesim për marrjen e pozitës së Guvernatorit të ri të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), tashmë në listën e ngushtë për këtë konkurs kanë mbetur vetëm katër emra.
Buletini Ekonomik merr vesh se këta katër kandidatë që do t’i shkojnë për votim Kuvendit, janë: Ahmet Ismaili, Lulzim Ismajli, Nexhat Kryeziu dhe Shkëndije Himaj.
Nexhat Kryeziu deri më tani ka qenë edhe anëtar Bordi në këtë institucion, ndërsa kandidatja e vetëm grua, Shkëndije Himaj, ka qenë zyrtare e lartë në BQK për disa vite rresht.
Këtë përzgjedhje për listën e ngushtë e ka bërë vet Paneli për përzgjedhjen e kandidatëve për pozitën si më sipër, pas intervistimit të djeshëm të kandidatëve. Kjo listë e ngushtë në një afat të shkurtër kohor do të dërgohet edhe në Kuvendin e Kosovës, për votim të kandidatëve.
Ndryshe, 14 kandidatët që kanë aplikuar për pozitën e të parit të BQK-së janë si më poshtë:
- Fehmi Mehmeti
- Shkëndije Himaj,
- Nexhat Kryeziu,
- Emanuel Bajra,
- Mentor Nimani,
- Bezad Halilaj,
- Artan Ajazaj,
- Valdrin Krasniqi,
- Mentor Geci,
- Genc Rraci,
- Ardian Uka,
- Ahmet Ismaili,
- Lulzim Ismajli,
- Gëzim Tosuni. /Buletini Ekonomik/