Bursat europiane zgjerojnë fitimet – Mbështeten nga rritja e aktivitetit të biznesit në Eurozonë

Bursat europiane po qëndrojnë në rritje në sesionin e sotëm, për shkak të të dhënave pozitive mbi ekonominë e Eurozonës. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.6%, ndërsa sektori financiar realizon fitimet më të mëdha, në rritje me 1.1%.

Të dhënat e publikuara në Eurozonë treguan një përmirësim të aktivitetit të biznesit në Gjermani dhe në Eurozonë, duke rritur optimizmin se blloku i monedhës së përbashkët mund ta shmangë recesionin gjatë këtij viti. Ndërkohë, shumica e tregjeve aziatike patën një performancë mikse. Sipas të dhënave të Institutit Ifo, Indeksi i Klimës së Biznesit u rrit në 90.2 pikë, gjatë janarit, nga 88.6 pikë që ishte në dhjetor.

Investitorët po presin edhe fitimet tremujore të korporatave dhe sot pritet të publikojnë raportet e tyre, kompani si LVMH, Microelectronic, Diageo dhe Banco Sabadell. Ndërsa në Itali do të publikohen të dhënat mbi besimin konsumator për janarin./Scan tv/

Reklama e sponzorizuar