Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë vështirësi financiare se pagesën e detyrimeve tatimore mund ta bëjnë edhe me këste.
Sipas ATK-së, nëse tatimpaguesi ka vështirësi të përkohshme financiare të cilat mund të shkaktojnë vonesa në shlyerjen e obligimeve tatimore, tatimpaguesi ka të drejtë të kërkojë që obligimet tatimore t’i paguajë me këste, duke bërë një plan pagese për një periudhë të arsyeshme kohore.
Për ta bërë këtë, tatimpaguesi duhet të dëshmojë për vështirësitë financiare, të dakordohet me ATK-në për një marrëveshje të arsyeshme për pagesa dhe ta respektojë atë marrëveshje. /Buletini Ekonomik/