Murati ‘ndëshkohet’ nga KPMSHCK, tejkaloi kompetencat në konkursin për drejtor të ATK-së

Hekuran Murati- ministër i Financave, Punës dhe Transfereve

Është përgjegjësi i Kuletës Shtetërore, por ministri i Financave, Hekuran Murati, prej disa muajsh merr gjysmën e pagës që i takon nga vetë institucioni që ai drejton.

Kjo ndodhi pas vendimit të tij për të hapur konkursin për postin e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, vendim ky, që sipas ligjit nuk i takon ministrisë së Financave.

Edhe pas paralajmërimeve të Këshillit Të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbyesve Civilë që të anulohet ai konkurs, ministri Murati nuk e bëri një veprim të tillë.

Reklama e sponzorizuar

Buletini Ekonomik mëson se që nga muaji tetor i vitit të kaluar, me vendim të Këshillit, ministrit Murati iu reduktua paga me 50% si masë ndëshkuese. Vendimin e Këshillit e mbështesin edhe njohësit e ligjit në vend. Juristi Asdren Bytyqi, thotë që ligji për Shërbyesit Civilë përcakton se Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për konkursin e ATK-së.

Vendimi për zbritje 50% në pagë do të jetë në fuqi deri sa ministri Murati të zbatojë kërkesën e Këshillit Të Pavarur për Mbikëqyrjen e Shërbyesve Civilë për konkursin në fjalë.