Për herë të parë nga fillimi i luftës, ka optimizëm për përmirësim të ekonomisë në Eurozonë

Për herë të parë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ka optimizëm për përmirësim të ekonomisë në Eurozonë, raporton Reuters.

Të dhënat e Komisionit Europian treguan të premten se kishte pasur më shumë optimizëm në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe një rënie të mprehtë të pritjeve për inflacionin në dhjetor, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Indeksi mujor i sentimentit ekonomik të Komisionit u rrit në 95.8 në dhjetor nga 94.0 në nëntor, lëvizja e parë në rritje pas një rrëshqitjeje nga niveli rekord prej 114.0 në shkurt, muaji kur Rusia pushtoi Ukrainën.

Reklama e sponzorizuar

Konsumatorët, shitësit me pakicë dhe industria e ndërtimit ishin gjithashtu më optimistë, duke sinjalizuar se ngadalësimi i pritshëm ekonomik në tre muajt e fundit të 2022-ës dhe tre muajt e parë të 2023-ës ka të ngjarë të jetë i ulët.