Zyrtari i LDK-së: Kushtetuesja vendosi që Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të hyjë në fuqi deri në vendimin final

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Shkëmb Manaj, përmes një njoftimi në profilin e tij në “facebook” ka thënë se Gjykata Kushtetuese ka thënë se Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të hyjë në fuqi deri në një vendim final të Gjykatës.

Këtë Manaj e ka cilësuar si një lajm të mirë, shkruan Gazeta Express.

Postimi i plotë:

Reklama e sponzorizuar

“Një lajm i mirë!

Gjykata Kushtetuese: Ligji për Zyrtarët Publikë nuk mund të hyjë në fuqi deri në vendimin final të Gjykatës!”, ka shkruar ai.