Shefja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles, ka kritikuar mënyrën e lëshimit të vizave për punëtorët e kualifikuar.
Nahles thotë se lëshimi i ngadaltë i vizave dhe pengesat në autoritetet e imigracionit, nuk mund të konsiderohen si plan i asyeshëm i Qeverisë.
“Nga këndvështrimi i kreut të agjencisë së punësimit , Andrea Nahles, planet e kabinetit federal për të lehtësuar imigrimin e punëtorëve të kualifikuar nuk mjaftojnë për të sjellë mjaftueshëm punëtorë në Gjermani. Deri më tani ne i dimë vetëm pikat kyçe, dhe unë do të thosha: po shkon në drejtimin e duhur, për shembull me synimin për mundësitë më të lehta të imigrimit për shkak të përvojës profesionale,” i tha Nahles gazetës Frankfurter Allgemeine.
Megjithatë, ajo nuk është ende e bindur se me propozimet mund të arrihet numri i nevojshëm i punëtorëve nga vendet e treat si Kosova, por thekson se ka ende “shumë pengesa”.
Nahles theksoi se Gjermanisë i duhen 400 mijë punëtorë në vit për të mbushur boshllëkun e nevojshëm.
“Qeveria federale në të adhmën dëshiron të mbushë boshllëkun e punëtorëve të kualifikuar duke rritur numrin e punëtorëve nga jashtë.
Sipas Nahles, më shumë shtetas jo-BE duhet të lejohen të hyjnë në vend pa një kualifikim të caktuar.
“Kriteret e përzgjedhjes duhet të jenë përvoja profesionale ose lidhje me Gjermaninë. Në fund të nëntorit, Kabineti Federal vendosi për pikat kyçe përkatëse”, shprehet ajo.
Nahles duke iu referuar çështjes së vizave, thotë se në konsullatat gjermane ndonjëherë ka muaj pritje.
“Ky është një disavantazh konkurrues në krahasim me vendet e tjera. Dhe me gjuhën tonë të komplikuar, ne jemi tashmë në disavantazh në krahasim me shtetet anglishtfolëse”.
Nahles kritikon pajisjet e dobëta të autoriteteve
Ish-kryetarja e SPD-së ngriti pyetjen nëse “vërtet duhet të kontrollohet gjithçka” jashtë vendit, “apo mjaftojnë pyetjet lidhur me sigurinë?
Ajo thotë se do të ishte mirë që punëtorët që marrin një vizë pune, mso të maltretohen me pyetje, pasi thekson se ata mund të hyjnë fillimisht në vend dhe pyetjet e mbetura mund të sqarohen në Gjermani.
“Disa shtete federale si Bavaria ose Saarland tani kanë një pikë kontakti në mbarë shtetin. Të tjerët gjithashtu duhet të shkojnë në këtë mënyrë,” kërkoi ajo.
Gjermania është “mirë e këshilluar që të promovohet në mënyrë më aktive jashtë vendit”./Telegrafi/