Trendi i rritjes së prodhimit të rrymës nga burimet e ripërtëritshme të energjisë ka shënuar rritje marramendëse edhe gjatë muajit nëntor 2022, krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak.
Në dhjetor 2022, hidrocentralet kanë prodhuar dukshëm më shumë rrymë krahasuar me periudhën e njejtë të vitit paraprak, e rritje vlerash ka shënuar edhe prodhimi i rrymës nga era dhe burimet solare, raporton Kosovo.Energy.
Gjatë muajit nëntor 2022, hidrocentralet në Kosovë kanë prodhuar 263,32% më shumë rrymë se në periudhën e njejtë të vitit paraprak, për të vazhduar me burimet e erës dhe ato solare, të cilat kanë prodhuar 27,62% më shumë.
Kësisoji, pjesëmarrja e energjisë elektrike alternative në kuadër të konsumit të përgjithshem në muajin nëntor ishte 16.01%.
Kjo pjesëmarrje është më e lartë se në muajin paraprak (nëntor 2022), kur ishte 14.58%, dhe dukshëm më e lartë se në tetor të këtij viti, kur ishte 9.28%, raporton Kosovo.Energy.
Prodhimi nga termocentralet, më i lartë se në periudhën e njejtë të vitit paraprak
Në dhjetor 2022, edhe prodhimi nga termocentralet në muajin nëntor ka shënuar rritje.
Termocentralet kanë prodhuar 14,07% më shumë rrymë në dhjetor 2022, krahasuar me atë të vitit 2021, raporton Kosovo.Energy.
Në dhjetor 2021 termocentralet kishin prodhuar 513.299 megavat orë energji elektrike, ndërsa në muajin e njejtë të vitit 2022, 585.541, apo 14.07% rrymë më shumë.