Murtezaj: ATK ka arritur të parandalojë dëmtimin e buxhetit

Margus Sarapuu përfaqësues nga GIZ- projekti për Qeverisje të Mirë Financiare në Kosovë dhe bashkëpunëtori i tij Mentor Hyseni kanë vizituar Drejtorin Ekzekutiv të ATK-së ,Ilir MurtezajN dhe menaxhmentin e lartë. Qëllimi i këtij takimi ishte planifikimi i ciklit të ardhshëm të ofrimit të mbështetjes për ATK-në.

Sarapuu theksoi se si organizatë në vazhdimësi i kanë ofruar institucionit të ATK-së mbështetje në fusha të caktuara, të cilat padyshim kanë dhënë rezultatet e veta në synimet që kanë pasur. Andaj, edhe përmes strategjisë së ardhshme, ai tha se do të vendosen pikat në të cilat do të punohet së bashku. Ai gjithashtu potencoi se organizata GIZ është e fokusuar në zvogëlimin e evazionit fiskal, si dhe ngritjen e nivelit të përmbushjes.

Reklama e sponzorizuar

E nga ana tjetër, drejtori Murtezaj ka falënderuar për gjithë mbështetjen e ofruar për ATK-në, duke shtuar se përpjekjet e menaxhmentit çdoherë kanë qenë maksimale në arritjen e rezultateve. Po ashtu, theksoi se institucioni që drejton ka punuar në ndërtimin e mekanizmave, të cilët minimizojnë keqpërdorimin e detyrës zyrtare, për të cilën dukuri së fundi është draftuar edhe Plani Kundër Korrupsion për Administratën Tatimore të Kosovës 2023.

Murtezaj tutje gjatë diskutimit me përfaqësuesit nga GIZ, njoftoi se vetëm gjatë tri viteve të fundit nga veprimet e ndërmarra në ngritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë, është arritur që të parandalohet dëmtimi i buxhetit në vlerë mbi 10 milionë euro. Veç këtyre, sipas tij, në ATK ka nevojë ende që të forcohen nismat e planifikuara, siç është avancimi i mëtejmë i shërbimeve ndaj tatimpaguesve,- pavarësisht që vitin 2021 është arritur 100% shërbime digjitale.

Në fund të takimit z.Sarapuu tha se këto çka u përmenden nga drejtori Murtezaj janë mbresëlënëse, andaj edhe do të vazhdojmë të jemi bashkë në realizimin e mbështetjes tonë në të ardhmen, në pikat të cilat kanë reflektim të në dy segmente, siç është zvogëlimi i ekonomisë jo formale, si dhe ngritja e përmbushjes tatimore. /RTKlive/