SBASHK-u pajtohet me koeficientin 105 eurosh

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) ka mirëpritur vlerën e koeficientit prej 105 eurosh të përcaktuar në ligjin e ri të pagave.

Sekretari i kësaj sindikate, Ymer Ymeri, tha për Klan Kosovën se pajtohen me këtë vlerë të koeficientit, meqë sipas tij është arritur qëllimi i SBASHK-ut.

Mes tjerash, Ymeri thotë se për shumicën e personelit arsimor me këtë vlerë të koeficientit ka rritje prej 50 euro në paga.

Reklama e sponzorizuar

Ai paralajmëroi për mbajtjen e një takimi të kësaj sindikate gjatë ditës ku pritet të diskutohet edhe çështja e koeficientit që sot mori aprovimin e qeverisë, njofton Klankosova.tv.

Ligji i ri i Pagave me koeficientin prej 105 eurosh të paraparë për sivjet do të hyjë në fuqi  më 6 shkurt, kurse për vitin e ardhshëm pritet të jetë 110 euro.