Ursula von der Leyen në fjalimin e saj në Parlamentin Evropian tha se Evropa po investon në energjinë e pastër dhe pavarësinë energjetike si kurrë më parë.
“Evropa po investon në energjinë e pastër dhe pavarësinë energjetike si kurrë më parë. Duke zgjeruar energjinë e rinovueshme, ne po thyejmë rekord pas rekordi”, tha von der Leyen, ndërsa shtoi se çmimet e gazit në Evropë tani janë më të ulëta se përpara pushtimit rus të Ukrainës.
Këto komente ajo i bëri ndërsa po tregonte për sanksionet e reja ndaj Rusisë të cilat do të fillojnë zbatimin deri më 24 shkurt, dhe pritet të jenë në vlerë prej 11 miliardë dollarësh.
“Për herë të parë, ne po propozojmë të sanksionohen edhe entitetet iraniane, duke përfshirë ato të lidhura me Gardën Revolucionare iraniane,” shtoi ajo.
Tavani i çmimit të naftës – shpjegoi ajo më vonë – do të thotë se Rusia po humbet 160 milionë euro të ardhura çdo ditë.